SuperLiga e volejbollit kosovar me ndeshjet e së dielës përmbylli javën e tretë.
Përballje interesante u zhvillua në Ferizaj, në mes skuadrës me të njejtin emër dhe Skënderbeut. Ky takim, që u transmetua edhe në televizionin publik i dha epitet të plotë derbit. Në fund skuadra musafire ngadhënjeu me rezultat të ngushtë 3:2 në sete.
Në konkurencën e femrave Drita mundi skuadrën e Peishtinës me rezultat bindës, 3:0 në sete. Ky takim u zhvillua në kryeqytet por që nuk përbënte problem për vashat gjilanase.