Joe Biden do të jetë president i 46-të i SHBA-ve pas fitores në zgjedhjet presidenciale.
E kjo ka shkaktuar heshtje brenda Shtëpisë së Bardhë, ku në kolltukun e presidentit ende është i ulur Donald Trump, shkruan lajmi.net.
CNN raporton se situata brenda Shtëpisë së Bardhë është shumë e qetë, dhe nuk ka lëvizje të rëndësishme, një orë pas projeksioneve që e nxjerrin Bidenin si fitues të zgjedhjeve presidenciale.
Sidoqoftë, jashtë saj gjendja është krejt ndryshe. Aty raportohet se tanimë janë mbledhur përkrahësit e Bidenit për të festuar, pamjet e të cilëve po transmetohen në të gjitha mediat e huaja.