Deputeti i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Shaip Kamberi, parti kjo opozitare në kuvendin e Serbisë, dha një fjalim i cili po cilësohet si historik nga figura të ndryshme politike.
Kamberi përgjatë ditës së djeshme, në periudhën kur po formohej Qeveria e Re e Serbisë, tha në kuvendin e vendit se zgjedhjet e mbajtura në qershor prodhuan pushtet totalitar.
Tutje, ai ka thënë se presidenti aktual serb, Aleksandar Vuçiq, është vetë shteti, vetë kryeministri e vetë qeveria e parlamenti.
“Një parlament të tillë nuk ka arritur ta krijojë as Millosheviqi. Por, ja që z. Vuçiq dhe z. Daçiq po dëshmohen më efikasë se baballarët e tyre ideopolitik. Ky koalicion i përbërë mes mes të ashtuquajturve E djathta e qendrës dhe E majta e qendrës ka prodhuar pushtetin më totalitar të Serbisë post-socialiste”, ka deklaruar ai përgjatë fjalimit.
Radio Evropa e Lirë e ka mundësuar të titruar në gjuhën shqipe fjalimin e tij:
Zgjedhjet parlamentare në Serbi të mbajtura në qershor kanë prodhuar një pushtet totalitar, ka thënë në një fjalim deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi. Ai tha se presidenti, Aleksandar Vuçiq, është edhe kryeministër, edhe qeveri edhe parlament. pic.twitter.com/N6SFjEWxOT
— Radio Evropa e Lirë (@evropaelire) October 29, 2020