Këngëtarja Fjolla Morina është rikthyer pas një kohe të gjatë me një intervistë ekskluzive për emisionin Prive, ku ndau të gjitha detajet nga peripecitë e saj jetësore.
Ajo foli për problemet me shëndetin mendor, sfidat ligjore në Shqipëri dhe për lidhjen e saj të re të dashurisë, duke e bërë një rrëfim të sinqertë dhe të ndjerë.
Në këtë intervistë, Fjolla tregoi se gjatë krizave financiare që përjetoi, një nga njerëzit që e ndihmoi ishte këngëtari Labinot Tahiri. Ajo e cilësoi ndihmën e tij si jetike dhe tha se Labi ishte ndër të paktët që i doli krah në kohën më të vështirë të saj.
Labinot Tahiri nuk e ka mbështetur Fjollën vetëm në mënyrë financiare, por edhe publikisht. Kur Fjolla u arrestua për armëmbajtje pa leje, Labi i qëndroi pranë me një mesazh emocional, duke i bërë thirrje publikut të mos e paragjykonin.
“E përkrah këtë shkrim të një vajze, nane e njeri që punon për t’i rritur fëmijët e saj, që kush si ajo s’i do! Pa qenë nën lëkurën e dikujt, nuk bën të paragjykoni. Fjolla, Zotin ke afër vete gjithmonë sepse ke fëmijët, e për fjalët dhe për ne, mos e lodh veten,” kishte shkruar Tahiri.
Fjolla Morina, pas gjithë vështirësive, duket e vendosur të rikthehet në skenë dhe të vazhdojë jetën e saj me energji të reja. Ajo e përmbylli rrëfimin e saj me një mesazh mirënjohjeje për ata që i qëndruan pranë dhe frymëzimi për ata që përjetojnë momente të vështira, duke u kujtuar se asnjëherë nuk duhet të humbasin shpresën.