spot_img

Fjolla Morina në burg, ja çfarë shkruan bashkëshorti i saj në rrjete sociale

spot_img

Aventura e këngëtares së njohur Fjolla Morina, e cila ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për “trafik armësh”, mori fund më 19 korrik pas u arrestua në Prishtinë. Ajo kishte rreth 1 vit në arrati, pasi u largua pa lënë gjurmë nga banesa në Kukës ku po plotësonte masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Bashkëshorti i saj Fisnik Syla, me të cilin u martua gjatë arratisë, ka reaguar në rrjete sociale. Biznesmeni ka publikuar një foto të tyren nga dita e dasmës, Fjolla me fustan të bardhë e ai me kostum të zi, të dy të qeshur e të gëzuar.

“Përgjithmonë bashkë, çdo herë me ty dhe për ty shpirti im. Do ta kalojmë këtë sfidë dhe do të na mbetet si një ëndërr e pa dëshiruar. Jam i bindur se drejtësia do të fitojë dhe pafajësia jote do të vërtetohet. Të dua sot dhe përgjithmonë jeta ime”, shkruan ai në foton e bukur duke e shoqëruar shkrimin dhe me një zemër.

Gjykata e Kukësit dha masën e “arrestit në shtëpi”, dhe këngëtarja mori me qira një banesë në Kukës, ku do të duhej të qëndronte. Por pas një kontrolli që bëri Policia këngëtarja kishte arritur të arratisej. Më pas Fjolla u shpall në kërkim nga Interpoli.

Ajo u dënua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet. Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë senacës së 21 korrikut caktoi masën e paraburgimit prej 40 ditësh për Fjolla Morinën. Masa e paraburgimit të këngëtares do të llogaritet prej momentin ku ajo u arrestua më 17 korrik 2021.

Pas arrestimit të saj reagoi dhe avokati i këngëtares, Fanol Krasniqi. Ai ndër të tjera ka thënë se Fjolla është arrestuar në mes të lagjes në Prishtinë në mënyrë çnjerzore.

“Fjolla gjendet në masën e ndalimit sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Masë kjo me afat prej 48 orësh. Të mërkurën më datë 21.07.2021 e kemi seancën dëgjimore lidhur me praninë e të pandehurit gjatë procedurës së ekstradimit. Dmth të mërkurën seancë dëgjimore se a mundet Fjolla Morina të arratistet nga procedura e ekstradimit apo jo”, tha Krasniqi.

Avokati Krasniqi njoftoi se prokuroria ka kërkuar ekstradimin e saj në Shqipëri, por që ende nuk ka një letër dokumentacion për këtë.

“Fjolla Morina akuzohet për vepra penale “Trafikim me armë”, por ne nuk kemi kurrëfarë dokumentacioni apo urdhërese lidhur me këtë ndalim, kërkesat besoj do i marrim të mërkurën gjatë seancës dëgjimore. Vlen të theksojmë se kundër Fjolla Morinës nuk është vendimi i formës së prerë, Gjykata e Kuksit Fjolla Morinës i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 vite. Kundër atij vendimi avokati i Fjolla Morinës ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Shkodrës edhe ky vendim prej 6 vitesh nuk është vendim i ekzekutueshëm. Ne nuk kemi informacion se mbi cilin vendim apo mbi cilën urdhëresë kërkohet ekstradimi i Fjolla Morinës ku ndaj saj nuk ekziston një vendim i formës së prerë”, tha ai.

“Fjolla Morina është arrestu në mënyrën më çnjerëzore të mundshme, pasi që te njejtes i dihet adresa e banimit, madje e nejjta ka edhe nenshtetesi. Fjolla Morina nuk është thirrë paraprakisht që të intervistohet apo ti tregohet arsyeja e arrestimit. Ajo është arrestu para të gjithë lagjes. Ajo nuk pranoi asnjë urdheresë. Vetëm verbal “Kemi urdhëresë prej shtetit të Shqipërisë se është kërku ekstradimi për veprën të cilën je shpall fajtor,” shtoi ai ndër të tjera.

Fjolla Morina akuzohet për trafikim me armë, por që sipas avokatit Fanol Krasniqit, trafikimi me armë nënkupton për gjetjen apo shitjen e shumë armëve, e jo vetëm një, sikur është rasti i Fjollës.

“Sipas Fjollës, ajo akuzohet për trafikim me armë. Trafikim me armë ligji jonë nuk e njeh kur ndaj një kryesi konfiskohet vetëm një armë. Trafikim me armë nënkupton shitjen, saktësisht në cilat shtete Fjolla ka shit armë? Dmth trafikim me armë nënkupton shumë armë e jo vetëm me një armë të akuzohet e të dënohet. Në ligjet tona Kosovë, për armëmbajtje pa leje dënimi është me gjobë ose deri 5 vite. Është diferencë shumë e madhe mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ne nuk e kemi të qartë se a e ka përmbushur obligimin ligjor shteti shqiptar në raport me Fjollën për procedurën e ekstradimit. Ne nuk e dimë se Fjolla Morina a do arrestohet apo ndaj saj do të lëshohet vetëm aktvendim për siguri, masë e përkohshme, apo ndaj saj do të caktohet seanca për ekstradim të mërkurën. Këtë informacion mbrojtja nuk e ka. Unë si avokat e kërkova këtë se me çka do të mirremi kur të dalim në seancë. Kurdoqoftë se neve na kërkon, ne do të jemi të pranishëm në Gjykatë”, përmbylli avokati.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img