Skuadra e Flamurtarit të Prishtinës, ka mbetur pa trajnerin Liridon Leci. Kuqezinjët e kryeqytetit vetëm në javët e fundit kishte siguruar mbijetesën, derisa vazhdojnë të përballet me kushte të vështira financiare.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Leci, të ndarë në rrjetet sociale:
Të nderuar tifozë e në veçanti ju kuqezinjë të Prishtinës
Dua t’ju njoftoj që nga sot nuk jam pjesë e KF Flamurtarit. Dua të falënderoj drejtuesit e klubit, presidentin, drejtorin dhe në veçanti futbollistët për periudhën dy vjet e gjysmë që kaluam bashkë. Gjatë rrugës u përballëm me situata të mira e të vështira por mësuam shumë gjëra pozitive.
Flamurtari ishte aventurë e mirë për mua si trajner i ri, andaj i uroj shumë suksese këtij klubi në të ardhmen.
Shihemi shpejt në projekte të reja.