Skuadra e Ballkanit ka marrë një tjetër fitore të madhe në Europë, duke mposhtur Lincoln Red Imps me rezultatin 2-0 në “Fadil Vokrri”, në ballafaqimin e vlefshëm në kuadër të raundit të tretë kualifikues së Conference League.
Meriton Korenica dhe Lorenc Trashi realizuan golat në fitoren e sotëm.
Korenica tha se kjo fitore është mjaft me rëndësi për ekipin e tyre.
“Kryesorja është fitorja, mund të ishte më bindëse, shpresojmë që të fitojmë edhe lojën e ardhshme dhe të kualifikohemi tutje”, tha fillimisht Korenica për SuperSport.
“Edhe fusha na pengoi pak, në këto ndeshje duhet të shënojmë në çdo rast, sepse nuk mund të gabojmë. Ilir Daja na qetësoi pas pjesës së parë – na dha motiv shtesë që të vazhdojmë në pjesën e dytë”, përfundoi ai.
Ndërkaq,Trashi tha se supergoli i tij ishte i praktikuar në stërvitje.
“Ishte diçka e punuar gjatë javës në stërvitje, ai punon gjithmonë në skema dhe sot hasi në sukses”, tha fillimisht Trashi për SuperSport.
“Kanë mendu të gjithë se do jetë ndeshje e lehtë – por s’ka ndeshje të lehta, në këto ndeshje të gjithë lojtarët japin maksimumin. Shpresojë ta kalojmë raundin”, përfundoi ai.