spot_img

Flet Andin Lokaj tregon pse e quajti Albin Kurtin ‘Hajvan’

spot_img

Komentatori Andin Lokaj ishte në thumb të sulmit mbrëmë.

Kjo pasi gjatë komentimit të ndeshjes Juventus-Inter në Art Motion ai e quajti kryeministrin Kurti si “kryeministrin më hajvan në histori të njerëzimit”.

Në pjesën e dytë Lokajn e larguan nga komentimi. Art Motion njoftoi se ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj Lokajt.

E komentatori Andin Lokaj ka thënë se këtë mesazh ka pasur synim ta japë në komentimet e tij menjëherë pas zgjedhjeve. Por, theksoi se deshi ta ruajë si “dhuratë për pavarësinë e Kosovës”.

“Dua ta sqaroj opinionin se ajo qe ka ndodhur mbrëmë e kam pasur të planifikuar menjëherë pas zgjedhjeve, por e lash dhuratë për ditën tonë të shenjtë të Pavarësisë”, ka thënë Lokaj për Nacionalen.

Lokaj ka thënë se fjalët e tij ishin mesazh kundër autokracisë.

“Shpresoj që edhe kolegët e mi komentator të rajonit ta marrin këtë mesazh seriozisht ngase është mesazh kundër autokracisë”, ka thënë Lokaj.

Ky komentim nxiti reagime edhe në Vetëvendosje.

NGJARJE TË TJERA

spot_img