spot_img

Flet babai i dy vëllezërve që vdiqën tragjikisht në Gjermani

spot_img

Dy vëllezër nga komuna e Deçanit janë goditur para dy ditësh nga një tren në një qytet të Gjermanisë. Njëri nga vëllezërit është 13 vjeç ndërsa tjetri 17. Vëllezërit kosovarë që jetonin në Gjermani do të varrosen nesër, ditë e premte, në ora 15:00 në Deçan.

‘Imazh’ ishte në shtëpinë e babait të vëllezërve të cilët humbën jetën tragjikisht në Gjermani

Arif Arifaj, babai i dy vëllezërve që humbën jetën në Gjermani tha se djemtë humbën jetën tragjikisht duke u goditur nga një tren derisa ishin duke shkuar në shkollë. “Falemnderit të gjithë popullit shqiptarë për përkrahjen, gjithashtu falenderoj edhe RTK-në. Unë jam në Gjermani prej shumë viteve, atje krijova një familje prej tre antarësh. Si zakonisht, djemtë çdo mëngjes zgjoheshin në orën 06:30 për të vazhduar rrugën deri në shkollë. Unë si çdo tjetër mërgimtarë, të cilët shumica kanë ardhë për punë, prej vështirësive të okupatorit serb. Shoqja ime atë ditë i ka marrë fëmiët për të shkuar në shkollë, aty ku duhet të hypin në tren është hekurudhë, është edhe rruga në të cilën kalojnë automjetet. Kanë qenë pak me vonesë që të arrijnë trenin me kohë, kanë ra në pengesat që të kalojnë automjetet, shoqja i ka lëshuar fëmijët nga vetura dhe duke parkuar veturën fëmijët janë mbledhur duke dashur të kalojnë, dhe zoti deshti që të mi marrë dy fëmijët e mi. Kanë tentu në atë shpejtësi, duke pasur frikën që do të ju ikë treni për shkollë dhe kanë parë trenin e ndalur dhe nuk ka tren tjetër që vjen dhe kanë tentuar të dalin. Në atë moment në anën tjetër ka ardhë një tren rajonal që ndalet vetëm në stacionet kryesore dhe në momëntin që kanë dal. Hasani është 7 vjeçar kurse Bleriani ka qenë 14 vjeçar. Kështu që treni me atë shpejtësinë e madhe i mori këta djemë, humbën jetën tragjikisht”, tha Arifi.

Babai i djemve që humbën jetën tragjikisht tha se lajmin e mori nga gruaja dhe djali tjetër i tij, të cilët panë gjithë rastin tragjik. “Shoqja ime e ka parë rastin se si ka ndodhë, si ja ka marrë treni fëmijët, poashtu rastin e ka parë edhe djali që ka shpëtuar. Lajmin e kam marrë së pari nga djali, djali i dytë akoma pa i mbushur 16 vjeç ka tentuar të më marrë në telefon por unë në vendin ku punoj nuk lejohet të përdori celularin gjatë vozitjes dhe nuk i kam ndëgjuar 20 thirrje nga djali dhe gruaja”, tha ai.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë:

NGJARJE TË TJERA

spot_img