Florim Ejupi, i akuzuar për disa vrasje në Kosovë, ka treguar se nuk është e vërtetë që ka dashur ta vrasë Xhavit Halitin e PDK’së, shkruan Gazeta Metro.
Ai në “Debat Plus”, ka thënë se këto janë akuza të Shkumbin Mehmetit, dhe se Xhavit Haliti është njeri i ndershëm.
“Jo, nuk është e vërtetë se kam dashur ta vrasë Xhavit Halitin. Kjo është hajgare, Haliti është njeri i ndershëm”, ka thënë ai.
Kujtojmë se emri i Florim Ejupit është i njohur që nga pas lufta.
I njëjti ishte i dyshuari kryesor i një rasti të cilësuar si sulm terrorist nga ku një autobus civil i mbushur me serbë, u sulmua më 16 shkurt të vitit 2001.