Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka thënë që sot është ditë e madhe për Kosovën.
Ky është statusi i tij i plotë që e ka shkru disa minuta me parë në Facebook, njofton Albanian News
Një ditë e madhe për Kosovën.
Kosova zgjodhi Qeverinë e re me Kryeministër, Avdullah Hoti.
Urime zotni Kryeministër!
Urime qytetarë të Republikës së Kosovës!
Urime LDK, AAK, Nisma, AKR, parti parlamentare që përfaqësoni komunitetet joshumicë!
Urime deputetë që votuat pa hezituar dhe pa u frikësuar! Vota juaj do ta shpëtojë Kosovën.
Sot përcollëm një ekspoze të qartë, konkrete me orientime vizionare të Kryeministrit tonë. Të njeriut me tipare humane, me dije të thella shkenëcore; i thjeshtë dhe i afërt me njerëz. Nuk e ofendoi askend; apeloi për ura bashkëpunimi; reflektoi vullnet të paskajshëm për familjen evropiane dhe euroatlantike.
Zotni Kryeministër,
Të priftë e mbara së bashku me kabinetin tuaj të mrekullueshëm! IM