spot_img

Flet motra e gruas që u vetëmbyt me tre fëmijët: E ndiqnin kudo, kishin frikë se i bënte diçka vetes

spot_img

Një tjetër detaj i dalë nga motra e Almës e cila u vetëmbyt së bashku me fëmijët e saj në lumin Buna për shkak të mosmarrëveshjeve me bashkëshortin e saj Ergysin.

Motra e Amës ka treguar për Top Channel se pas kthimit të të ëmës nga Italia, ku kishte shkuar për të punuar, fëmijët u bënë shumë obsesivë ndaj saj, madje e ndiqnin dhe në tualet sepse kishin frikë mos ikte apo mos i bënte diçka vetes.

Motra e Almës të cilën e kam takuar më tregoi se fëmijët kishin përjetuar të njëjtin stresi si e ëma.

“Që në momentin që u largua drejt Italisë, e kanë vuajtur shumë edhe në momentin kur ajo u kthye me premtimin që i shoqi nuk do e tradhtonte më, ishin aq obsesivë ndaj të ëmës, saqë e ndiqnin dhe në tualet kur ajo shkonte, nga frika se ajo do ikte prapë ose do i bënte diçka vetes. Fëmijët e kishin ndjerë dhe gjithmonë kujdeseshin për të ëmën”, ka thënë ajo.

Tashmë trupat e dy fëmijëve të mbytur në lumin Buna janë gjetur, derisa po vazhdojnë kërkimet për nënën dhe fëmijën tjetër.

Fillimisht njëri nga peshkatarët e zonës hasi në trupin e 9-vjeçares, derisa ditën e sotme Ministri i Brendshëm Taulant Balla konfirmoi edhe gjetjen e trupit të fëmijës tjetër.

“Fatkeqësisht, dyshimet tona po konfirmohen. Është gjetur edhe trupi i një prej dy fëmijëve të tjerë. Gratë dhe vajzat ta denoncojnë dhunën. Kemi përgjegjësitë tona si shoqëri, duhet t’i japim më shumë besim vajazave dhe grave. Erdhi dita ta them me lot në syt, që na duhet një shkëputje nga kjo situatë, reagim mbarëshoqëror. Një rol të rëndësishëm luan shoqëria. Na duhet të rrisim dhe të marrim më shumë përgjegjësi si shoqëri. Policia duhet të reagojë me parandalim, të ndërhyjmë në kohë”, deklaroi ministri Balla.

Lidhur me rastin, është arrestuar 31-vjeçari, bashkëshorti i gruas e cila dyshohet se bashkë me tre fëmijët e saj është vetëmbytur në lumin Buna.

Poashtu janë sekuestruar kamerat përreth zonës, dhe është raportuar se fillimisht gruaja bashkë me tre fëmijët kishte pirë kafe me kunatën e saj, pak para tragjedisë./Reporteri.net/

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img