spot_img

Flet vëllai i dorasit që vrau babain në Prizren: Njoftuam policinë para 3 dite, vetëm erdhen e qortuan si të ishte 2 vjeçar

spot_img

Agan Halili, vëllai i dorasit me inicialet M.H, 30-vjeçar, që vrau babain e tij sot me thikë në Prizren, ka thënë se i vëllai i tij ka probleme mendore tash e 10 vite.

Halili ka bërë një sqarim në ‘Facebook’-un e tij, teksa ka thënë se i vëllai i tij ka qenë në trajtim disa herë në Klinikën Psikiatrike në Prishtinë, por që më pas është liruar nga spitali pa ndonjë sqarim, përcjell Gazeta Express.

Ndër të tjera, ai ka akuzuar edhe Policinë e Kosovës, për të cilët thotë se janë telefonuar para tri ditësh duke i njoftuar për kërcënimin, por që nuk e kanë marrë me seriozitet thirrjen e tij.

Përgjatë ditës së sotme, 30-vjeçari M.H. nga Prizreni sulmoi me thikë prindin e tij 50 vjeçar, i cili mbeti i vdekur si pasojë e goditjeve që kishte marrë.

Trupi i pajetë mbeti për disa orë në vendin e ngjarjes, derisa Instituti i Mjekësisë Ligjore konstatoi se i njëjti nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Njoftimi i plotë:

Te dashur te aferm, shoqeri, e qytetare te Kosoves. Ndjej detyrim moral te hedh drite e te ju sqaroj drejtesisht mbi nodhine qe preku familjen tone. Familjes sime, babait tim te ndjere, nje njeri qe e njihte nje Prizren i tere me rrethine per zemergjeresine, urtesine e tij, padrejtesisht po i hidhet faji per „pakujdesi“ e „cthurje“ ne familje.

Fillimisht nuk ka qene zenke ne familje, e te ju vije turp atyre qe e nxorren lajmin te tille.

Ai qe kreu krimin, vellau im, eshte i semure psiqik, ka crregullime personaliteti, skizofreni dhe depresion. Ne ka 10 vite qe e vuajme kete crregullim te tijin. Vellau ka qene ne trajtim disa here ne Prishtine, eshte mjekuar e me pas eshte liruar pa protokoll te qarte nga spitali, pa udhezues te qarte se si duhet te shkoje trajtimi ne vijim. Vellau ka qene i dhunshmem edhe jemi detyruar disa here te conim serish ne Psikiatri ne Prishtine, e shume here te tjera kemi kerkuar ndihmen e policise. Ne e kishim vellaun tone, ne rruge nuk e linim dot, por edhe zgjidhje per kte gjendje jashtezakonisht te veshtire nuk morrem kurre nga shteti.

I ndjeri babi im, e ka vuajtur edhe me shume sepse ai eshte perfshire edhe me shume ne semundjen e vellaut, e ka cuar ai vet ne spital e polici, i ka dhene ai ilacet me force, e ka nxjerr ai me shpesh se te gjithe per kafe qe t‘a kthente ne normalitet.

Duke pare gjendjen e renduar te vellaut ne kemi lajmeruar policine e Prizrenit para 3 ditesh para se te ndodhte ky krim, ata kane ardhur e kane cortuar me fjale si mund te cortosh nje 2 vjecar edhe kane ikur.

Pergjegjesia per kte perfundim tragjik i takon vetem institucioneve te Kosoves qe jane pergjegjese per te tilla probleme. /Gazeta Express/

NGJARJE TË TJERA

spot_img