spot_img

Flladi i shumëpritur erdhi, por vera nuk është dorëzuar ende!

spot_img

Mbrëmë patëm e depërtimin e frontit të dobët të ftohtë ajror i cili menjëherë fillojë të ulë temperaturat dhe kjo shënojë përfundimin e valës së fundit të nxehtësisë afrikane në Kosovë dhe disa vise tjera kontinentale në rajon. Në veri të vendit pati edhe rrebeshe të izoluara, por të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa në Maqedoninë Veriore dje pasdite pati një zhvillim të fuqishëm të vranësirave të shiut të cilat kushtëzuan rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë, por reshjet ishin të karakterit lokal.

Temperaturat pritet të shënojnë ulje të përkohshme edhe në Shqipëri, ndërsa sot dhe nesër në Kosovë pritet të jetë freskët, përpos në mesditë kur rrezet diellore mund të rrisin temperaturat deri afër 26 – 28 gradë Celsius.

Sot pasdite në veriperëndim të Kosovës mund të kemi ndonjë zhvillim të fuqishëm të vranësirave të cilat eventualisht mund të kushtëzojnë rrebeshe të fuqishme në atë zonë. Rrebeshe të izoluara priten edhe në disa zona tjera, por shumë vise pritet të mbasin pa asnjë pikë shiu.

Më e rëndësishme është se sot po mundemi të frymojmë shumë më lirshëm dhe se temperaturat kanë shënuar ulje krahasuar me ditët e kaluara. I nxehti pritet të rikthehet prapë pas dy ose tri ditëve, por nuk pritet që i nxehti të jetë ekstrem dhe po ashtu me zgjatjen e natës temperaturat minimale do të shënojnë ulje dhe pas shumë netëve jashtëzakonisht të nxehta dhe të vështira për të fjetur, më në fund do të kemi mundësi të flejmë pak më rahatshëm./Meteoballkan

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img