Përfaqësuesja e Kosovës do të luaj ndeshjen e parë dhe të vetme miqësore gjatë muajit qershor ditën e sotme.
Dardanët do të përballen me Norvegjinë me fillim nga ora 19:00, në stadiumin “Ullevaal” në Oslo.
E për këtë takim përzgjedhësi Franco Foda pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin titullar.
Përzgjedhësi gjerman pritet të luaj me sistem 4-4-2 në këtë sfidë.
Në portë si gjithnjë do të jetë Arijanet Muric, i cili është portieri i parë te Kosova.
Ndërkohë mbrojtja do të përbëhet nga Mërgim Vojvoda në krahun e djathtë dhe Fidan Aliti në të majtë, derisa në qendër do të jenë Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellova.
Në qendër të mesfushës do të jetë Valon Berisha së bashku me Lindon Emërllahun që është në balotazh me Blendi Idrizin.
Ndërkohë katërshja ofensivë do të përbëhet nga Bernard Berisha dhe Edon Zhegrova në krahë derisa Vedat Muriqi dhe Albion Rrahmani do të jenë së bashku në qendër të sulmit. /Telegrafi/