Kombëtarja e Kosovës nesër do të përballet me Qipron.
Kosova dhe Qipro ballafaqohen me fillim nga ora 20:45, në kuadër të Nations League. Ky ballafaqim zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri Franco Foda ka njoftuar se Valon Berisha është në dyshim për këtë sfidë.
“Aro Muric ka stërvitur dhe nesër do vendosim se a do startojë. Rexhbeçaj është i suspenduar, teksa Valon Berisha është në dyshim”, tha Foda në konferencë për shtyp.