Real Madridit do t’i duhet të bëjë një përmbysje të rezultatit nga ndeshja e parë ndaj Manchester Cityt për të kaluar në finale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Carlo Ancelottit pësoi humbje me rezultat 4-3 në ndeshjen e parë të zhvilluar javën e kaluar në “Etihad Stadium”, transmeton KosovaPress.
Në ndeshjen e sotme që zhvillohet me fillim nga ora 21:00, Reali do të paraqitet me tri mungesa si Bale, Hazard dhe Alaba, kurse nga radhët e Cityt mungojnë Mendry dhe Walker.
Këto janë formacionet e mundshme:
Real Madrid: (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Nacho, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Rodrygo, Benzema, Vinicius Jr.
Manchester City: (4-3-3): Ederson; Walker, Dias, Laporte, Cancelo; Silva, Rodri, De Bruyne; Mahrez, Jesus, Foden