Kosova do të kërkojë fitoren e parë të fazës eliminatore për Euro 2024, ku përballë do të jetë Bjellorusinë.
Ndeshja zhvillohet në Budapest të Hungarisë, pasi bjellorusët janë të dënuar nga UEFA për të mos i zhvilluar ndeshjet në shtëpi.
Kosova deri më tani ka marr tri barazime dhe me tri pikë mbanë vendin e katërt në renditje.
Në anën tjetër Bjellorusia është e fundit pa asnjë pikë deri më tani.
Alain Giresse ka vendosur të luajë me emra si Aro Muric, Amir Rrahmani e Vedat Muriqi.
Milot Rashica mungon shkaku i lëndimit, ndërsa në vend të tij nga minuta e parë starton Donat Rrudhani.
Bjellorusia: Ignatovich; Bykov, Volkov, Polyakov, Pechenin; Bocharov, Yablonski, Kaplenko; Yuzepchuk, Savitski, Ebong;
Kosova: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada; Dresevic, Fazliji; Rrudhani, Celina, Muslija; Muriqi.