Hungaria dhe Kosova do të përballen sot (e martë) me fillim nga ora 19:00 në ‘Puskas Arena’ në një ndeshje miqësore.
Dy ekipet përfaqësuese hyjnë në këtë ndeshje pas dy fitoreve që morën katër ditë më parë, ku hungarezët mposhtën Turqinë me rezultat minimal 1-0, ndërsa ‘Dardanët’ po ashtu me rezultat 1-0 morën fitore ndaj Armenisë në udhëtim.
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka bërë disa ndryshime në përbërje në krahasim me ndeshjen e kaluar ndaj Armenisë ku në formacion rikthehet kapiteni Amir Rrahmani, Donat Rrudhani, nga minuta e parë e nis Blendi Idrizi.
Faza e sulmit në anën tjetër nuk ka ndryshuar nga ndeshja e kaluar, dhe Foda i ka besuar përsëri Florent Muslijës i cili do luajë mbrapa sulmit që përbëhet nga Milot Rashica, Edon Zhegrova dhe Vedat Muriqi.
Formacionet zyrtare:
Hungaria: Pas pak…
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Rrudhani, Idrizi, Berisha, Muslija, Zhegrova, Muriqi, Rashica.