spot_img

Foshnjat e lindura në 2025 do t’i përkasin “Gjeneratës Beta”

spot_img

Gjenerata Beta, grupi pas Gjeneratës Alfa (2010-2024), do të përfshijë të lindurit midis 2025 dhe 2039, sipas “New York Post”.

Duke filluar zyrtarisht më 1 janar 2025, ky brez pritet të përbëjë 16% të popullsisë globale deri në vitin 2035.

Duke u rritur në një epokë të avancimit të paprecedentë teknologjik, “Bebet Beta” do të përjetojnë transportin autonom, teknologjinë shëndetësore të veshjes dhe mjediset virtuale si aspekte standarde të jetës së përditshme.

Ndryshe nga paraardhësit e tyre, ata do të jetojnë në një botë ku inteligjenca artificiale dhe automatizimi janë të ngulitura thellë në çdo aspekt të shoqërisë. Gjenerata Z, u zhvillua nga viti 1996 deri në 2010 – ndërsa Gjenerata Y, ose “mijëvjeçarët”, përfshin personat e lindur nga viti 1981 deri në 1996.

“Gjenerata e re e fëmijëve do të trashëgojë një botë që po përballet me sfida të mëdha shoqërore”, shkroi në një postim studiuesi social Mark McCrindle – i cili shpiku termin “Gjenerata Alfa”.

“Deri në vitin 2035, Gjenerata Beta do të përbëjë 16% të popullsisë së botës dhe do të jetojë në një botë të fuqizuar nga inteligjenca artificiale”, tha McCrindle.

“Gjenerata Beta do të jetojë në një epokë ku IA-ja dhe automatizimi do të jenë plotësisht prezente në jetën e përditshme – nga arsimi dhe vendet e punës te kujdesi shëndetësor dhe argëtimi”, shpjegoi ai.

McCrindle gjithashtu parashikoi që prindërit e Gjeneratës Beta – të cilët janë kryesisht Gjenjerata Z – mund të kenë një qasje të ndryshme ndaj përdorimit të mediave sociale sesa paraardhësit e tyre.

“Prindërit e Genjeratës Z kanë më shumë gjasa të pajtohen fuqimisht se kufizimi i kohës para ekranit të fëmijës së tyre është një prioritet i lartë për ta”, shtoi ai.

NGJARJE TË TJERA

spot_img