spot_img

Foto me katër gishta: Pep Guardiola tallet me Real Madridin

spot_img

Pep Guardiola festoi me stafin e tij të ngushtë humbjen e Real Madridit, ndërsa Manel Estiarte e bëri publike foton në Instagram, pas ndeshjes. Në foto, Guardiola dhe Estiarte shihen me të ftuar të tjerë në një dhomë private në stadiumin “Etihad”, duke përfshirë vëllain e Pep, Pere Guardiola, dhe ish-presidentin e Argjentinës, Mauricio Macri, si dhe presidentin e Manchester City, Khaldoon Al Mubarak.

Në foto ata po bëjnë gjestin e të treguarit të katër gishtave, si katër golat që Manchester City shënoi në portën e Real Madridit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri katalanas siguroi në një konferencë për shtyp, pas eliminimit të Real Madridit, se donte të përballej me të bardhët: “Kjo është më e mira, të bësh një lojë të shkëlqyer kundër Real Madridit në gjysmëfinalen e Champions League. E doja këtë përballje, sepse viti i kaluar ishte aq i vështirë sa kishim gjithë karikimin për shpagim…

Thuhej se këta lojtarë ishin të pavlerë, se nuk kishin karakter. Niveli i kësaj skuadre është I pabesueshëm, sepse kemi fituar tri Premier League radhazi, dy gjysmëfinale, një finale… Kam ndjesinë se kemi luajtur me dhimbje barku për atë që na ka ndodhur një vit më parë ndaj Real Madridit”.

Lëndimet e Pep nga viti i kaluar: “Nuk kam pritshmëri aq të mëdha sa të dua të fitoj Ligën e Kampionëve çdo vit… Nëse mendoni se unë do të mendoj se Carlo është një trajner i keq, ose se Real Madridi është ekip i keq, atëherë varet kur thuhet se kemi dështuar duke mos fituar Champions League.

Nuk mund të fitosh gjithmonë, por e rëndësishme është të provosh dhe një ditë vjen momenti i duhur. Nëse arrijmë në finale, një vit do ta fitojmë. Unë jam katalanas, ju të gjithë e dini, dhe Barça humbi tri finale para se ta fitonte Champions-in. E rëndësishme është të jemi në finale”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img