Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka folur pas shortit të hedhur në Nyon të Zvicrës për Kupën e Botës 2026, ku Kombëtarja e Kosovës ra në Grupin B së bashku me Zvicrës, Suedinë dhe Slloveninë.
Trajneri gjerman e ka cilësuar si të balancuar grupin ku Dardanët do të luajnë kualifikueset për Kupën e Botës 2026, e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.
“Është një grup i vështirë, por shumë i balancuar”, ka thënë fillimisht Foda pas hedhjes së shortit.
“Avantazhi është se nuk duhet të udhëtojmë larg dhe tani do të merremi shumë intensivisht dhe në mënyrë specifike me kundërshtarët”.
“Në këtë grup, gjithçka është e mundur”, përfundoi përzgjedhësi i Kosovës.
Ndryshe, Kosova pritet t’i fillojë ndeshjet kualifikuese nga muaji shtator i vitit 2025