Gjykata Evropiane i ka dhënë dritën jeshile krijimit të Superligës, duke konsideruar se rregullat e FIFA-s dhe UEFA-s për miratimin paraprak të garave të klubeve janë në kundërshtim me ligjin evropian.
Kundër krijimit të kësaj lige ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit.
“Tifozët, lojtarët, trajnerët, federatat, klubet, ligat dhe të gjithë ata që e duan lojën e bukur të futbollit thonë njëzëri: Nuk ka vend për asnjë lloj ‘Super League’ në Europë. Meritat sportive janë ato ku bazohemi. Futbolli është për të gjithë, i hapur për të gjithë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Barcelona dhe Real Madridi si iniciatore të krijimit të Superligës tani mund të vazhdojnë me projektin e tyre dhe nuk mund të përjashtohen nga garat e Champions League sepse mbrohen nga rezoluta.