spot_img

Ftesën nga Kosova, Meriton Korenica e quan ëndërr të bërë realitet

spot_img

Mesfushori i FC Ballkanit, Meriton Korenica insiston se ëndrra e tij – ftesa nga Kosova – është bërë realitet të enjten.

Përzgjedhësi i Kosovës, Primozh Gliha, në mesin e 27 lojtarëve të ftuar, kishte ftuar edhe Meriton Korenicën.

Në fakt, Korenica po ftohet për herë të parë në një grumbullim të “Dardanëve” dhe është futbollisti i vetëm nga Superliga e Kosovës që është ftuar nga Gliha.

Korenica nga Hungaria, ku sot zhvillon takimin e Conference League me Ballkanin ndaj Bate Borisov, ka thënë se ndihet krenar për ftesën dhe ka shtuar se në çdo moment është i gatshëm ta përfaqësojë vendlindjen e tij.

“Është një ëndërr e bërë realitet. Ka kohë që e kam pritur këtë ftesë, por kam duruar dhe punuar shumë. Shpresoj ta përfaqësoj në mënyrën më të mirë vendin tim dhe jam i gatshëm gjithmonë për ta dhënë maksimumin. Ftesa është një motiv shtesë për mua”, ka thënë Korenica.

26-vjeçari është njëri prej lojtarëve kryesor të Ballkanit, ndërsa këtë edicion ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 1 asisim në 7 paraqitje të kampionit të Kosovës në garat e UEFA-s.

Kosova do të luajë më 9 shtator kundër Zvicrës në Prishtinë dhe më 12 shtator ndaj Rumanisë në udhëtim. Ka pak gjasa për kualifikim.

NGJARJE TË TJERA

spot_img