Në fundjavë janë në program ndeshjet e xhiros së 15-të të Superligës në futboll.
Kjo javë sjellë dy super ndeshje. Të shtunën, Prishtina në shtëpi takohet me Gjilanin. Të dy ekipet kanë nga 22 pikë, në vendet 3 e 4, por kryeqytetasit kanë një ndeshje më pak të luajtur.
Pas disa rezultateve të dobëta, gjilanasit u kthyen te fitorja javën e kaluar ndaj Dukagjinit, kurse bardh e kaltrit në katër xhirot e fundit kanë tri fitore e një barazim. Ndeshja e parë mes tyre kishte përfunduar 1:1.
Të shtunën, zhvillohen edhe dy takime. Trepça’89 e pret Drenicën, kurse Dukagjini-Malishevën.
89-shi hynë në këtë përballje pas një pike të marrë në mesjavë ndaj Prishtinës në kryeqytet, kurse ekipi nga Skenderaj ka dy barazime radhazi.
Drenica është në mesin e tabelës me 17 pikë, pesë më shumë se Trepça e parafun
Malisheva që është e shtata i shkon Dukagjinit të tetit. Dallimi mes tyre është tre pikë.
Javën e kaluar, malishevasit deklasuan Trepçën’89, kurse Drenica luajti baras me Ferizajn.
Ndeshja kryesore zhvillohet të dielën mes Dritës e Ballkanit, nën kampiones e kampionit të sezonit të kaluar.
Edhe këtë edicion, të dytë klubet janë në dy vendet e para. Gjilanasit kanë katër pikë më shumë se suharekasit, por janë me tri ndeshje më shumë. Drita e kishte fituar përballjen e parë 2:0 ndaj Ballkanit.
Në sfidën e fundit të javës, Llapi e pret Ferizajn. Llapjanët të motivuar pas fitores së lartë ndaj Dritës, do kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv ndaj Ferizajt që nuk dinë për fitore tash e tetë javë. Llapi është i gjashti me 16 pikë, kurse Ferizaj me 9 pikë e mbyll renditjen.