Oleksandr Usyk pasi mposhti Anthony Joshua-n fundjavën e kaluar, Tyson Fury njoftoi se do të kthehej për të luftuar me ukrainasin, pavarësisht se ishte pensionuar më parë.
Duket se Gypsy King është shumë i motivuar për të luftuar me Usykun, me të cilin nuk është përballur kurrë më parë, dhe ka vënë në vijë rekordin e tij prej 32 fitoresh dhe një barazimi nga 33 përballje.
Fury është i sigurt për këtë meç të mundshëm, duke pasur parasysh rekordin e tij, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
“Jam i sigurt se do ta mposht prë katër raunde, sepse kështu tha Mbreti Gypsy”, tha ai së fundmi në një postim në Instagram.
Fury kishte vendosur një afat kohor më 1 shtator për marrëveshjen, e cila po afrohet me shpejtësi, por duket se ka përparim.
Tani flitet për takimin e dyshes në shkurt të vitit 2023, potencialisht në fundjavën e Super Bowl.
Sa i përket vendit ku do të mbahej, Arabia Saudite është përmendur pas pritjes së Usyk kundër Joshuas, por ka edhe opsione të tjera, si Las Vegas, apo Emiratet e Bashkuara Arabe.