Llapi favorit për titull u befasua nga skuadra e fundit në renditje, Fushë Kosova, e cila ia doli në ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë të del e pamposhtur, shkruan Albanian News.
Takimi përfundoi me rezultat 1:1, derisa të parët në epërsi kishin kaluar musafirët, me golin e realizuar nga Statovci.
Në 45 minutat e dytë Llapjanët barazuan shifrat, kur Jonuzi u gjend më së miri në zonë, derisa edhe humbën mundësinë e kalimit në epërsi kur Hyseni gaboi nga pika e bardhë.
Pas këtij barazimi, Llapi e sheh veten në vendin e tretë me 21 pikë, ndërsa Fushë Kosova e fundit me 7 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Llapi udhëton te Prishtina, ndërsa Fushë Kosova e pret Lirinë.