Të nderuar qytetarë dhe simpatizantë, kemi kënaqësinë të iu informojmë se, pas bisedave që kishim me Burim Shalën dhe pas dakordimit me kryesinë e klubit tonë, unanimisht ia besuam detyrën e trajnerit Burim Shalës.
Burimi njihet si një lojtar shumëvjeçar i klubit tonë dhe gëzon një karrierë mjaft të gjatë dhe te ndritur. Njëkohësisht Burimi ka qenë kapiten i klubit per disa vite me radhë.
Sot ne ambientet e klubit dhe në prani të lojtareve dhe kryesisë, Burimi bëri prezantimin e vizionit të tij e gjithashtu e bëri prezantimin edhe të ekipës së tij.
Ne i jemi falenderues Burimit dhe do të jemi fuqishëm përkrah tij në rrugën e tij përpara.
Burim, suksese dhe të priftë e mbara! 👋