Fitorja e parë e Emin Bajramit si kryetrajner i Fushë Kosovës ka ardhur sot në udhëtim te Flamurtari.
Fushë Kosova këtë takim e fitoi me rezultat 1-2.
Pjesa e parë e takimit u mbyll 0-1. Golin e vetëm në këtë pjesë e shënoi King Wireko në minutën e 27’.
Edhe në pjesën e dytë, më të mirë ishin mysafirët, epërsia e të cilëve u dyfishua nga Arbenit Krasniqi në minutën e 58’.
Rreth 15 minuta para fundit, Flamurtari e ngushtoi disavantazhin në 1-2, por nuk pati fuqi të bënte më tepër dhe u detyrua të pajtohet me humbje.
Ndeshjen e ardhshme Flamurtari e luan në shtëpi ndaj Vjosës, kurse Fushë Kosova i shkon Dinamos në Ferizaj.