spot_img

“Futbolli na bashkon”, festë e veteranëve të futbollit në Tiranë

spot_img

Në Kompleksin e FSHF-së “Shtëpia e Futbollit” në Tiranë, u zhvillua turneu miqësor “Futbolli na bashkon”, ku morën pjesë Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë, ajo e Kosovës dhe një përfaqësuese e Diasporës nga Belgjika.

Ky turne ishte një festë e vërtetë futbolli, duke sjellë në fushë shumë breza të ish-futbollistëve të njohur, të cilët kanë shkruar historinë e futbollit mbarëkombëtar ndër vite, e të cilët u rikthyen sot të bashkuar në këtë aktivitet të veçantë.

Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Ligën e Veteranëve të Futbollit të Kosovës organizuan këtë turne, ku të tri ekipet luajtën nga dy ndeshje me nga 40 minuta. Në këtë event ishin të pranishëm edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, si dhe përfaqësues të FSHF-së, të FFK-së dhe diasporës shqiptare në Belgjikë.

Turneu “Futbolli na bashkon” nisi me ndeshjen hapëse mes Shqipërisë dhe Diasporës në Belgjikë, ku Shqipëria triumfoi me rezultatin 2-1. Ndeshja e dytë ishte midis Kosovës dhe Diasporës në Belgjikë, ku Kosova triumfoi me rezultatin 1-0. Ndërkaq, ndeshja e fundit, ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, u mbyll me rezultatin 5-1 në favor të kuqezinjve.

Në përfundim të turneut, në Shtëpinë e Futbollit u zhvillua edhe një ceremoni festive, ku u dorëzuan trofetë për ekipet pjesëmarrëse. Gjithsesi ky aktivitet ishte një festë e vërtetë për futbollin, duke treguar se futbolli në Shqipëri dhe Kosovë vazhdon t’i bashkojë njerëzit dhe të krijojë emocione të veçanta.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Liga e Veteranëve të Futbollit të Kosovës treguan se janë të përkushtuara në promovimin e futbollit dhe mbështetjen e ish-futbollistëve të tyre.

NGJARJE TË TJERA

spot_img