“Knowledge Transfer Programme” dedikuar menaxhimit dhe administratës së federatave nacionale, është programi i rradhës i FIVB që për dy ditë rradhazi, iu prezantua administratorëve dhe personelit që merret me menaxhim në nivel të Federatës dhe klubeve të volejbollit.
Para të pranishmëve ligjëroi eksperti i FIVB-së Xavier Mansat.
Mansat në ligjëratën e tij, më së shumti është ndalur te aspektet ku Federatat dhe klubet, mund të përfitojnë drejtpërdrejt.
Si mund të aplikohet në projektet e financuara nga FIVB?
Aplikimi i suksesshëm është çelës i suksesit në fitimin e projekteve, të cilat do të kenë impakt direkt në zhvillimin e Federatave kombëtare dhe klubeve.
Eksperti Xavier Mansat, për dy ditë rradhazi më 9 e 10 dhjetor 2023, i ndau përvojat dhe trendin në menaxhimin global të volejbollit.
Nga ky seminar përfituan stafi menaxhues dhe administrativ i klubeve dhe Federatës.
Seminare të tilla, por në formën e takimeve virtuale (online), do të vazhdojnë të implementohen edhe në të ardhmen, si rrjedhojë e bashkëpunimit të mirë mes FVK-së dhe e FIVB-së.