spot_img

Gabimi fatal në golin e Arsenal, Van Dijk: Faji im, kjo humbje dhemb shumë!

spot_img

Arsenal mposhti në Emirates Stadium, Liverpoolin me rezultatin 3-1 duke hapur garën për titullin në Premier League. “Topçinjtë” e shohin veten vetëm dy pikë pas kryesuesve të Liverpool, teksa në garë është edhe Manchester City.

Sa i takon, të besuarve të trajnerit Jurgen Klopp, në humbjen ndaj Arsenalit ka vend për keqardhje duke qenë se në momentin e golit të dytë të Arsenal, kur shifrat ishin 1-1, Virgil Van Dijk gaboi duke mos u kuptuar me Alisson teksa ai që përfitoi ishte Martinelli.

Pas sfidës, mbrojtësi holandez mori përgjegjësinë e plotë për gafën ndërsa shtoi se do të tentoj që në ndeshjet e ardhshme të rikuperoj gabimin ndaj Arsenalit.

“Mendoj se në golin e Martinellit isha unë fajtori dhe për këtë marr përgjegjësi të plotë. Duhej ta kisha larguar topin. Ishte një moment shumë i rëndësishëm i ndeshjes dhe duhej të kisha marrë një vendim më të mirë.

Këto janë momente të cilat nuk ndodhin shpesh në karrierën time, por jam i bindur se do ta kaloj dhe do të përpiqem që në ndeshjet e ardhshme ta shlyej gabimin. Kjo është një humbje që “djeg” shumë, sidomos kur vjen edhe prej gabimeve tona”, u shpreh Van Dijk.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img