Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka reaguar pas humbjes së partisë në të cilën ishte në Podujevë, shkruan Gazeta Blic.
Në reagimin e tij, Geci thotë se Isa Mustafa duhet të largohet dhe LDK të bëjë një reformë të thellë brenda saj.
Në vend të Isa Mustafës, Geci thotë se kryetar i LDK-së, duhet të vijë Kujtim Shala.
Shkrimi i plotë:
Urime fitoren Shpjetim Bulliqi,
LDK-në që 14 vjet prej vdekjes së presidentit Rugova e këndej e kanë mundur vet LDK-ja.
Fatmir Sejdiun dhe kompaninë e tij e ka mundur Fatmir Sejdiu dhe kompania e tij.
Isa Mustafën dhe kompaninë e tij e ka mundur Isa Mustafa dhe kompnia e tij.
LDK-së i duhet një reformë e thellë një pushim opozitarë dhe nga nji proces i rregullt zgjedhorë brenda LDK -es në krye te saj duhet të vijë akademik si Kujtim
Shala pikë. Për ndryshe trendi i ramjes do të jetë i pa ndalshëm.