spot_img

Gani Sejdiu për përjashtimin e Ulpianës dhe Vllaznisë nga Liga e Parë: Ky është sinjal nga FFK për të gjitha klubet e tjera

Ndeshja e Ligës së Parë të Kosovës mes Ulpianës dhe Vllaznisë doli të jetë e kurdisur.

Kështu konfirmoi edhe Federata e Futbollit të Kosovës, pavarësisht se klubet kishin mohuar një gjë të tillë.

FFK njoftoi se ndeshja do të regjistrohet si e luajtur, por që pikët dhe golat nuk do të regjistrohen nga ky takim.

Komisioni Disiplinor sot mori një vendim tjetër të ashpër kundrejt këtyre dy skuadrave.

Ulpiana dhe Vllaznia janë përjashtuar nga gara në Ligën e Parë të Kosovës.

Trajneri kosovar, Gani Sejdiu për GazetaBlic Sport komentoi vendimin e Komisionit Disiplinor të Garave të FFK-së për përjashtimin e klubeve nga Liga e Parë e Kosovës.

“Realisht edhe më herët ka pasur episode të klubit të Ulpianës që të lënë për të dyshuar. Nuk e di nëse janë bërë me qëllim kjo nuk është pjesë e imja. I pashë golat, nuk e di çfarë të them. Nuk e di a është i drejtë vendimi për largim nga gara, por që duhet marrur masa për këto dukuri, nuk duhet të ketë kalkulime që gara të jetë e drejtë për të gjithë. Ky është sinjal nga FFK për të gjitha klubet e tjera. Nuk mund të ketë më kalkulime në fund të sezonit qoftë në garë për titull, apo për rënie nga ligat”, tha Sejdiu

NGJARJE TË TJERA

spot_img