Lidhja Rajonale e Futbollit të Pejës ka mbajtur sot Kuvendin e saj zgjedhor, në të cilin Avdi Gashi u rizgjodh si kryetar për një tjetër mandat.
Bordi i ri i përzgjedhur në këtë Kuvend është i përbërë nga: Gani Metaj, Idriz Elezaj, Rexhep Daci, Ilir Nallbani, Fisnik Gashi
Me t’u rikonfirmuar si kryetar për katër vitet e ardhshme, Gashi falënderoi delegatët për besimin dhe u zotua se do të jetë gjithmonë afër klubeve dhe shkollave të futbollit të rajonit të Pejës, për të punuar drejtë, pa dallime, dhe për të synuar zhvillimin e futbollit në këtë trevë në çdo aspekt.
Ndërkaq i pari i futbollit kosovar, i cili ndoqi nga afër punimet u shpreh:
‘Lidhja Rajonale e Futbollit e Pejës ishte e radhës që mbajti sot Kuvendin Zgjedhor.
Me 21 vota pro të delegatëve, Avdi Gashi u rizgjedh për një mandat të ri katërvjeçar në krye të LRFPJ-së.
Gashin e urova për rizgjedhjen e tij, ndërsa delegatët e Kuvendit i falënderova për unitetin e treguar drejt qëllimit të vetëm – zhvillimin e futbollit në rajonin e Pejës.
Lidhjet Rajonale të Futbollit janë shtylla e futbollit, andaj bashkarisht do të vazhdojmë punët tona të përditshme drejt masovizimit dhe rritjes së futbollit, përmirësimit të kushteve të infrastrukturës, krijimit të kuadrove të reja dhe përkrahjes së talenteve’ ka përfunduar Ademi!