Gauther Mankenda është zgjedhur futbollisti më i mirë i javës në Superligën e futbollit kosovar.
Futbollisti i Prishtinës bëri paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren e rëndësishme të ekipit të tij ndaj Malishevës me rezultat 3:2, shkruan “Gazeta Express”.
Futbollisti ofanziv e realizoi një gol dhe ishte i rrezikshëm shpeshherë për kundërshtarët, prandaj edhe e mori me meritë çmimin “Ylli i Javës”, i cili ndahet nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe nga sponsori i Superligës, banka BKT.
Për Mankendan kjo ishte hera e parë që e fiton këtë çmim këtë sezon.
Prishtina është e pesta në tabelë dhe pas fitores ndaj Malishevës frymon më lirshëm.
Sidoqoftë, ky është një sezon për t’u harruar për kampionin aktual të Kosovës.