Ishte ndeshje e dy ekipeve në të cilën luajtën tri. Rivaliteti mes Zvicrës dhe Serbisë për kohë të gjatë ka përfshirë edhe Kosovën. Ishte e mjaftueshme të shihni rrjetet sociale për të kuptuar vlerën sociale dhe gjeopolitike të ndeshjes në stadiumin 974”.
Kështu ka shkruar gazeta e madhe spanjolle, Marca, për ndeshjen Serbia – Zvicra. Zvicra e udhëhequr nga Shaqiri e Xhaka, fitoi 3:2.
Sipas Marcas, katër vjet më parë në Rusi, Shaqiri e Xhaka ua bënë të qartë serbëve prejardhjen e tyre. Gazeta spanjolle e ka vlerësuar ndeshjen si më të mirën në botëror.
“Thonë se koha shëron gjithçka, por ka gjëra që nuk do të shërohen kurrë. Ishte Shaqiri që shënoi pas 20 minutave dhe shkoi te tifozët serbë për t’ua mbyllur gojën. Dy herë. Përqafimi i tij me Xhakën as nuk kishte nevojë për shpjegim”, vazhdon Marca.