spot_img

Gazetari i njohur: Rusia po e mbush hapësirën shqiptare me dezinformata përmes inteligjencës artificiale

spot_img

Kryeredaktori i Kallxo.com, Kreshnik Gashi, ka paralajmëruar se propaganda ruse është bërë një nga burimet më të mëdha të dezinformimit në hapësirën shqiptare, duke përdorur inteligjencën artificiale për përkthim dhe shpërndarje të përmbajtjeve në gjuhën shqipe.

Në “Përballje Podcast”, Gashi tha se Rusia tashmë ka ndërtuar një rrjet të tërë portalesh që ripublikojnë materiale të manipuluara, të cilat fillimisht vijnë nga burime të huaja pro-ruse.

“Dhe Rusia është bë gati dhe ka nisë me e mbushë audiencën online me informacione gjysmë të vërteta ose të pasakta, të cilat pastaj mbërrijnë me e mashtru ChatGPT,” tha Gashi.

Ai shpjegoi mekanizmin teknik të këtij procesi, ku portalet shqiptare përthithin automatikisht materiale nga burime të tjera, shpesh pa kontroll redaktorial.

“Pra, ChatGPT-ja thith materiale prej njëzet portaleve. Dhe në momentin kur ajo thith prej dhjetë portaleve që janë pro-ruse dhe kanë shpërndarë dezinformata, atëherë edhe informacioni që na e prodhon ai, është i manipuluar dhe jo i saktë,” shtoi ai.

Sipas tij, propaganda ruse ka shkaktuar një “dyndje të madhe përkthimesh” në gjuhën shqipe, duke përdorur inteligjencën artificiale për të gjeneruar përmbajtje që duket origjinale, por që në fakt është e manipuluar.

“Ato i përdorin inteligjencën artificiale të materialeve të tyre që lidhen me Kosovën. Ka pas një vëllim të madh, një përkthim të vazhdueshëm. Vetëm për zgjedhjet lokale, raporti i javës së kaluar ka treguar mbi 70 materiale, të cilat në esencë janë dezinformata,” – sqaroi Gashi.

Ai paralajmëroi se ky fenomen ka pasoja serioze për opinionin publik shqiptar, duke ndikuar drejtpërdrejt në proceset zgjedhore, orientimin politik dhe perceptimin e sigurisë.

“Në momentin që një audiencë bombardohet me mijëra lajme të rreme, krijohet realitet i rrejshëm. Kjo është propaganda moderne – nuk të kërkon të besosh një të pavërtetë, por të dyshosh në çdo të vërtetë”, tha Gashi. /Telegrafi/

NGJARJE TË TJERA

spot_img