Atdhe Mazari ka bërë transferimin e parë jashtë vendit. Ai tashmë është zyrtarizuar te skuadra kroate e NK Varazhdin.
23 vjecari e ka ndihmuar skuadrën e tij Rabotnicki nga Shkupi të jetë në mesin e kandidatëve për titull kampioni. Gjatë sezonit vjeshtor, aë 18 ndeshje ka shënuar 8 gola dhe 3 asiste.
Gazetari dhe editori i Open-TV nga Maqedonia e Veriut, Reshat Ibraimi, në emisionin sportiv “A PLAY” në ATV kishte shprehur qartësisht besimin se sulmuesi do të ketë një të ardhme të mirë.
I pyetur nga moderatori i emisonit, gazetari i njohur, Ylber Kelmendi, për talentet e futbollit në Maqedoni, ai kishte veçuar Atdhe Mazarin.
“Një lojtarë që mundenm ta nxjerr në pah, është një futbollist i talentuar Atdhe Mazari që luan te Rabotnicki”, kishte deklaruar Ibraimi, gazetar sportiv.
Ja videoja e plotë: