spot_img

Gazetari Ylber Kelmendi: Lojtarët që po e refuzojnë Kosovën le te marrin mësim nga Jasir Asani dhe Berat Gjimshiti

spot_img

Gazetari i televizionit ATV, Ylber Kelmendi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Nëpër terenet sportive’ te gazetari Adem Haliti.

Në këtë emision Kelmendi ka pasur shumë kritika për lojtarët të cilët po e braktisin kombëtaren e Kosovës. Sipas Kelmendit lojtarët duhet të marrin mësim nga Jasir Asani dhe Berat Gjimshiti. Dy lojtarë të cilët e kanë pritur momentin të Shqipëria.

‘E kemi rastin e Jasir Asanit i cili po shkëlqen të Shqipëria. Lojtar 28 vjeçar i cili e ka pritur Shqipërinë dhe nuk ka shkuar te Maqedonia e Veriut. E ke rastin e Berat Gjimshitit, të cilin trajneri De Biasi e kishte lënë jashtë evropianit, por tani është kapiten i Shqipërisë dhe do ta shohim në evropian. Ai madje deklaroi që Shqipëria nuk i kishte borxh asgjë, por ai i ka Shqipërisë gjithë jetën. Pra këta duhet te merren shembull’ tha Kelmendi.

Për më shumë ndiqeni emisionin më poshtë./Albanian News

NGJARJE TË TJERA

spot_img