Jana Hocking, një gazetare në radio dhe prezantuese e motit është mjaft e famshme për deklaratat e saj në lidhje me jetën seksuale. 35-vjeçarja beqare thotë se ka vendosur të mos dalë me djem të rinj pasi janë të papërballueshëm për moshën e saj.
“Grupmosha 30-vjeçare është paralizuese. Ka një kufi moshe që nuk duhet të tejkalohet nga asnjë grua që dëshiron të bëjë plane të ardhshme me një burrë. Nëse do të shkarkoni një aplikacion takimesh dhe do të vendosni preferencat tuaja për moshën, do iu këshilloja që të vendosni si kriter të dilni me 45-vjeçarë”, – thotë ajo.
Jana thotë se burrat mbi këtë moshë janë më të pjekur dhe kanë kaluar gati të gjitha fazat jetësore.
Pak kohë më parë ajo deklaroi se burrat e pasur janë “të dobët në seks”. Në një shkrim të gjatë, ajo pranoi se kishte dalë në takime me “burra me stabilitet financiar”, duke iu referuar edhe një rasti konkret: me një burrë “që kishte shtëpi të mrekullueshme” dhe “një Range Rover të bukur”.
Përkundër të gjitha të mirave që ia kishte ofruar, pas përvojash të shumta me burrat e pasur, ajo vendosi, sipas saj, të hiqte dorë nga “jeta e rehatshme”. Edhe pse nuk ka stabilitet financiar, Hocking shprehet se “është e lumtur për vendimin që ka marrë”.