Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht sot rreth orës 08:50, në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pejë.
Muhaxheri, ka reagur për herë të parë pas sulmit, duke ndarë një fotografi në facebook me disa miqë, ku shprehet se është shëndosh e mirë.
“I rrethuar mes miqëve.
Pas sulmit te befasishëm, jam shëndoshë e mirë. Ju falenderoj të gjithëve për interesimin”, ka shkruar Muhaxheri.
Indeksonline ka mësuar se njëri nga personat që ka sulmuar fizikisht kryetarin është, Korab Lulaj nga fshati Stankaj i Rugovës.
Muhaxheri u godit në kokë dhe këmbë nga dy të dyshuar, arrestimin e të cilëve e konfirmoi për IndeksOnline edhe drejtoria rajonale e policisë në Pejë.