Sukseset e agjencionit nga Kosova ‘Gecjan Fashion Group’ nuk kanë të ndalur.
Pasi e mbylli javën e modës në fundvit me një spektakël të paparë deri me tani në ekranin shqiptar, agjencioni i cili drejtohet nga producenti tashmë me famë ndërkombëtare Ilir Geci është nominuar nga “TÜRKIYE’NİN İNCILERİ”për çmimin e madh ‘të modës “The Best International Model Agency”.
Nata finale e ndarjes së çmimeve do të organizohet me datën 1 Mars ne ‘Swiss Hotel’ në Stamboll, ku përveç çmimeve për aktorët, këngëtarët, biznesmenët më të suksesshëm në Botë, do të ndahet edhe ky çmim i madh. ‘Gecjan Fashion Group’ është nominuar në mesin e 5 agjencioneve më të mëdha të modës ne Botë
Organizatoret e spektaklit më të madh të ndarjes së çmimeve ne Evropë “TÜRKIYE’NİN İNCILERİ”, kanë konfirmuar zyrtarisht që ‘Gecjan Fashion Group, është nominuar në kategorinë për agjencionin më të mirë të vitit.

Organizimet e shumë eventeve të modës si :
1. Java e modës “Kosova International Fashion Week” per 13 vite me rradhë (2007-2019)
2. Kreatori (Dizajneri) më i mirë Shqiptar për 9 vite me rradh.
3. Sfilate mode Multietnike.
4. Best Model of Valentin’s Day
5. Mbrëmjet e Shekullit në Diasporën Shqiptare – Zvicër / Gjermani
6. Sfilata Kuq e Zi – Zvicër / Gjermani
7. Ballkan Best Model – Shqipëri
8. Panairi i Dasmave, Textilit, Modës dhe Bukurisë – Kosovë
9. Miss Shqiptarja në Botë – Zvicër
10. Miss Shqiptarja në Botë – Shqipëri
11. Pjesëmarrja e GfG Models në New York Fashion Week në Amerike.
12. Pjesëmarrja e GfG Models në Istambul Fashion Week në Turqi
13. Pjesëmarrja e GfG Models në Mercedes Benz Fashion Week
14. Pjesëmarrja e GfG Models në Miss Beauty of The World ne Kyrgistan
15. Fashion TV party with GfG models
16. Zgjedhja e GfG Models si modelja më e mirë në Ballkan
17. Pjesëmarrja e GfG models në Altin Zambak në Stamboll etj…
Të gjitha këto evente dhe suksese të modeleve të ‘Gecjan Fashion Group’ e kanë bërë këtë agjencioni të modës të arrij shumë suksese në nivele ndërkombëtare dukë bërë që këtë vit të jetë pretendent në garë për çmimin si agjencioni më i mirë i modës në nivel internacional.
Në një intervistë dhënë për mediumin tonë Producenti i ‘Gecjan Fashion Group’, Ilir Geci tha që fal punës 15 vjeçare tani po vijnë edhe sukseset në nivel ndërkombëtar.
‘Ndjehem shumë i privilegjuar që puna e jonë 15 vjeçare në shërbim të së bukurës po vlerësohet lartë nga ekspert botërore të modës duke na bërë dhe pretendent për çmimin e parë në mesin e 5 agjencioneve më të mëdha të modës në botë.
Më këtë rast dua të bëj një falënderim shumë të madh për të gjithë bashkëpunëtorët e shumtë të cilët kanë kontribuar për sukseset tona të përbashkëta dhe për të gjitha modelet që kanë qenë ,e ato që vazhdojnë të jenë pjesë e Gecjan Fashion Group brenda dhe jashtë Kosovës.
Të jesh në Gecjan fashion Group do të thotë të jesh e bukur, është motoja e agjencionit tonë të modës dhe kjo më së miri po vërtetohet me përfaqësimin dinjitoz që modelet tona po e bëjnë në secilin event të modës dhe bukurisë ku do që ato marrin pjesë. Me shpresë që vendi i parë këtë vit të vije në Kosovë, shihemi me 1 mars në Swiss Hotel në Staboll u shpreh Geci’
Albanienshow do iu mbaj të informuar rreth kësaj ngjarje të madhe në Stamboll.

