Harry Maguire, kapiteni i Manchester United u shpall fajtor për sulm dhe përpjekje për rryshfet ndaj policisë greke dhe iu dha një dënim me kusht 21 muaj, pasi ai u dënua për të gjitha akuzat pas përleshjes në Mykonos. Maguire, 27 vjeç, u akuzua për sulm ndaj policisë, abuzim verbal dhe përpjekje për ryshfet nga një gjykatë në ishullin e Siros, në Greqi. Ndërkohë ai nuk është dakord me vendimin dhe po apelon për pafajësinë e tij. Ioannis Paradissis, avokat për dy nga gjashtë policët e përfshirë në këtë rast i tha MailOnline se Maguire është një “turp” dhe se “ka shpikur një paketë gënjeshtrash dhe nuk ka pasur guximin të kërkojë falje”.
Z. Paradissis tha:
Ai ka fyer oficerët tanë të policisë dhe ai bashkë me miqtë e tij la tre prej tyre të plagosur. Ata duhej të dërgoheshin në spital dhe u rrahën brutalisht nga Maguire, vëllai i tij Joe dhe shoku i tyre. Maguire dhe miqtë e tij shpikën atëherë një histori për shqiptarët që sulmuan motrën e tij. Kjo ishte një përpjekje e turpshme për të mbuluar sjelljen e tyre të neveritshme dhe një fyerje për shqiptarët dhe policinë greke.
Sot, avokati i Maguire tha në gjykatë se motrës së futbollistit Daisy i ishte injektuar një ilaç për përdhunim nga dy burra shqiptarë. Daisy u rrëzua, në tokë dhe policia shkoi menjëherë në vendngjarje, ndërsa shqiptarët u larguan, tha avokati.
Pas përleshjeve të dhunshme me oficerët e policisë tre të akuzuarit u dërguan në komisariat, ku oficerët goditën Maguire në këmbë dhe i thanë: ‘Karriera juaj ka mbaruar’. Sidoqoftë, oficeri Mickolos Kolios dha prova se Maguire filloi të shtynte oficerët dhe të ushtronte dhunë verbale. Ai tha se futbollisti dhe vëllai i tij Joe u përpoqën të mashtrojnë oficerët, ndërsa Harry kishte thënë: “A e dini kush jam unë? Unë jam kapiteni i Manchester United”. Vëllai i Maguire, Joe i cili luan për ekipin Ilkeston Town, gjithashtu u shpall fajtor për sulm, ndaj policisë dhe tentoi ryshfet, ndërsa një i tretë, 29-vjeçari Christopher Sharman, ishte fajtor për dy akuza sulmi dhe dhunë verbale.
Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania