spot_img

Gërvalla udhëton për Kroaci, merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut

spot_img

Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliç-Radman, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Kroaci për të marrë pjesë në Forumin e Dubrovnikut.

MPJ në njoftim thotë se kjo platformë tashmë tradicionale paraqet një mundësi të mirë për diskutimin e sfidave aktuale të politikës ndërkombëtare.

“Gjatë këtij forumi, Ministrja Gërvalla do të paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës rreth sfidave të paqes dhe stabilitetit në Evropë si dhe do të ndajë përvojën e Republikës së Kosovës me proceset e integrimeve euroatlantike dhe reformat e thella në sundimin e ligjit, ngritjen e standarteve të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik. Ajo do të theksojë gjithashtu rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit multilateral për tejkalimin e sfidave globale”.

“Në margjina të Forumit të Dubrovnikut, Ministrja Gërvalla do të zhvillojë edhe takime bilaterale me ministrat e jashtëm të vendeve pjesëmarrëse, me synim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe promovimin e interesave të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img