Geti dhe Marina po shijojnë pushimet.
Getoar Selimi dhe Marina Vjollca këto ditë të nxehta të fundit të korrikut po i kalojnë në bregdet duke u freskuar, shkruan lajmi.net.
Në rrjete sociale, Marina ka publikuar një video, në të cilën shfaqet në çaste romantike bashkë me Getin në pishinë.
Dyshja ishin përqafuar dhe po relaksoheshin në ditën e nxehtë, teksa tregojnë se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Geti është “Zhytem”, të cilin e solli në bashkëpunim me Majkun.