Sot iu dha lamtumira e fundit Albert Krasniqit, i cili u vra mbrëmjen e kaluar.
Ai dyshohet se u vra aksidentalisht nga babai i tij, biznesmeni Skënder Krasniqi, i cili tashmë gjendet në arrest.
Të pranishëm në varrimin e Albertit ishin familjarë, miq e bashkëpunëtorë, përfshirë edhe shumë emra të estradës.
Mes tyre, pjesëmarrës ishte edhe Getinjo, i cili publikoi një fotografi nga varrimi i Albertit, pas përfundimit të ceremonisë.
“Pusho i qetë”, ka shkruar reperi sipër fotografisë.
E pranishme në ceremoninë ku iu dha lamtumira e fundit Albert Krasniqit ishte edhe ish-bashkëshortja e tij, Besa Gashi.