Një burrë është gjetur pa shenja jete të dielën në shtëpinë e tij në Klinë.
Sipas raportit të Policisë vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa Policia është duke e hetuar rastin.
“Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.