spot_img

Gjendje lufte në Vjenë: Ministri i brendshëm thotë që terroristët janë të armatosur rëndë

spot_img

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer, ka thënë se ky vend ende është duke vazhduar që të përballet me sulmin terrorist i cili sipas tij ende s’ka marrë fund.

Përmes një postimi në Twitter, Nehammer tha se ende ka disa prej kryesve që janë të armatosur rëndë dhe tejet të rrezikshëm.

LEXO PO ASHTU: Momenti kur polici qëllohet gjatë sulmit me armë në Vjenë të Austrisë (VIDEO)

“Policia ka arritur që ta eliminojë një prej terroristëve. Apelojmë qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos dalin në vende publike. Ende ka disa prej kryesve që janë të armatosur rëndë dhe tejet të rrezikshëm”, ka shkruar ai.

“Rrini në shtëpi. Për gjithçka do të japim sqarime shumë shpejtë”, shkroi tutje Nehammer.

Ndërkohë, Autoritetet austriake kanë konfirmuar që së paku një civil dhe një sulmues kanë vdekur deri tani nga sulmi i ndodhur në Vjenë. /Lajmi.net/

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img