Bayern Munichu e ka fituar përballjen e parë të 1/8 së finales kundër Paris Saint-Germainit.
“Bavarezët” triumfuan 0:1 kundër parisienëve në stadiumin “Parku i Princave” në Paris.
Përkundër dominimit total të mysafirëve nga Munichu, shifrat nuk ndryshuan gjatë pjesës së parë.
Dominimi i Bayernit u shpërblye në minutën e 53-të kur Coman realizoi gol nga afërsia.
PSG-ja në minutat në vazhdim tentoi golin e barazimit.
Kylian Mbappe në fakt arriti që ta dërgonte topin në rrjetë në minutën e 82-të, por goli u anulua pas rishikimit me VAR.
Bayern Munich mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Pavard u përjashtua me karton të kuq, pas dy të verdhëve në minutën e dytë shtesë.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas dy javësh në “Allianz Arena”.